Sonte, luhen dy ndeshje emocionuese në Champions: Inter në testin e sezonit, Man City në kërkim të ëndrrës europiane

Sonte, luhen dy ndeshje emocionuese në Champions: Inter në testin e sezonit, Man City në kërkim të ëndrrës europiane

10:27, 14/03/2023

Sonte Liga e Kampionëve vazhdon me ndeshjet e kthimit të fazës së 1/16-ave, ku në fushë do të zbresin Porto, Inter, Manchester City dhe Leipzig.

Zikaltërit në ndeshjen e parë kundër Portos në shtëpi arritën të fitonin me rezultatin minimal (1-0), falë golit të shënuar nga Romelu Lukaku e në fund të sfidës.

Është një avantazh i vlefshëm, por jo i paarritshëm për klubin e famshëm milanez që nuk ka shanse të fitojë titullin në Itali, ndaj do të bëjë gjithçka në Champions League për të marrë rezultatin më të mirë të mundshëm.

Inter përjetoi një tronditje në Serie-A, teksa u mposht nga Spezia me rezultatin 1:2. Megjithatë në Champions do të jetë ndryshe dhe padyshim ata do të tentojnë kalimin në fazën tjetër.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi deklaroi në një konferencë për media, se ka dy dilema të mëdha për formacionin: Lukaku dhe Skriniar.

“Kam disa dilema për formacionin. Do të duhet të vendos gjatë ditës”, ka thënë Inzaghi.

Ai gjithashtu shtoi se ndeshja kundër Portos është më e rëndësishmja e sezonit dhe se rezultatet e këqija në Serie A mund të zëvendësohen me një seri të mirë në ndeshjet evropiane.

Jo më pak emocione presim në ndeshjen mes Manchester City dhe Leipzig. City, i cili prej vitesh konsiderohet si favorit i parë i kompeticionit, por që nuk arrin kurrë titullin, nuk përfitoi në ndeshjen e parë në Gjermani.

Me golin e Joshko Guardiolës, Leipzig arriti të barazonte për 1:1 dhe një rezultat jo edhe aq negativ përpara ndeshjes së kthimit, por sonte e ka një punë më të vështirë dhe në Etihad.

City konsiderohet favorit i madh dhe nuk ka lojtarë të lënduar, ndryshe nga Leipzig, i cili do të luajë pa sulmuesin më të rëndësishëm Christopher Nkunku, por edhe disa lojtarë të tjerë të rëndësishëm.

Të dyja ndeshjet luhen në orën 21:00.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco