FOTO-VIDEO/ Ka minuta edhe për Skukën, sulmuesi dibran në fushë në barazimin e Metz me kryesuesit e kampionatit

FOTO-VIDEO/ Ka minuta edhe për Skukën, sulmuesi dibran në fushë në barazimin e Metz me kryesuesit e kampionatit

10:03, 14/03/2023

Metzi i Xhuljano Skukës, regjistroi barazimin e 9-të në kampionat, teksa nuk shkoi më shumë se rezultati 1-1 ndaj kryesuesve të Le Havres në duelin e vlefshëm për javën e 27-të të ligës së dytë franceze.

Në këtë përballje pati minuta edhe për ish-sulmuesin e Partizanit, i cili u hodh në fushë në minutën e 68-të, në vendin e Sabali. Pavarësisht përpjekjeve të shumta, Skuka nuk arriti të linte gjurmë në këtë duel, i cili përfundoi në barazim.

Sulmuesi dibran qëndroi në fushë 26 minuta, teksa paraqitja e tij mund të vlerësohet me nota pozitive. Pas këtij barazimi Metz është pozicionuar në vendin e katërt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco