Igli Tare mund të refuzojë rinovimin me Lazion, Lotito po bën gati të birin

Igli Tare mund të refuzojë rinovimin me Lazion, Lotito po bën gati të birin

16:32, 13/03/2023

Igli Tare prej shumë vitesh është i lidhur me Lazion dhe ka bërë emër në këtë klub si një nga drejtorët sportivë më të spikatur dhe të vlerësuar në futbollin italian.

Por drejtuesi shqiptar mund të largohet në fund të këtij edicioni nga bardhekaltrit, pasi i përfundon kontrata me klubin romanist.

Mediat italiane kanë zbuluar se lëvizjet e fundit të presidentit Klaudio Lotito, mund të shtyjnë Igli Taren që të refuzojë rinovimin e kontratës që i propozohet.

Lotito prej kohësh ka bërë gati një marrëveshje të re trevjeçare me ish-sulmuesin shqiptar, por ky i fundit, sipas “Il Messaggero”, nuk është edhe aq i kënaqur me disa lëvizje që mund të ndikojnë punën e tij në vijim.

Lotito është i kënaqur me punën që po bën djali i tij, Enriko, bashkë me Anxhelo Fabianin dhe për të dy pritet ngritje në detyrë duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Ideja e presidentit është që Tare të jetë përsëri personi që udhëheq merkaton e klubit, por fjala e tij nuk do të jetë më aq vendimtare pasi djali i Lotitos do të jetë mbikëqyrës në të gjitha lëvizjet që bëhen për afrimet dhe largime te lojtarëve.

Pikërisht kjo mund të shtyjë Taren të mos rinovojë dhe t’i japë lamtumirën Lazios në fundin e këtij sezoni, duke pasur parasysh se nuk janë të pakta klubet që e shohin me interes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco