Zbulohet oferta e Barcelonës për kapitenin Busquets

Zbulohet oferta e Barcelonës për kapitenin Busquets

16:24, 13/03/2023

Sipas gazetarit Gerard Romero, i specializuar në lëvizjet e merkatos, menaxheri i mesfushorit të Barcelonës, Sergio Busquets, Josep Maria Orobitg, zhvilloi një takim me drejtorët e klubit Mateu Alemany dhe Jordi Cruyff për të diskutuar rinovimin e kontratës.

Mësohet se Barça i ka ofruar kontratë dyvjeçare me vitin e dytë të marrëveshjes opsionale.

Kapiteni do të përfitojë nga paga neto me vlerë vetëm 3-4 milionë euro në vit, që do të thotë se do të pësojë ulje të ndjeshme.

34-vjeçari ka më pak se katër muaj të mbetur në kontratën aktuale me Barcelonën.

Xavi Hernandez synon ta mbajë kapitenin e tij edhe për një vit, pasi veterani mbetet një ingranazh i rëndësishëm në lojën e skuadrës.

Megjithatë, ende nuk i është paraqitur një ofertë zyrtare futbollistit, i cili gjithashtu ka oferta nga Inter Miami dhe Al Nassr.

Busquets ka luajtur 32 ndeshje në të gjitha garat për Barcelonën këtë sezon dhe ka dhënë tri pasime për gol.

Ndryshimi i fundit i Xavi me vendosjen e katër mesfushorëve qendrorë ka krijuar më shumë hapësira për kapitenin.

Koha do të tregojë nëse Busquets është i gatshëm të pranojë një pagë të reduktuar dhe të qëndrojë në “Camp Nou” edhe për një vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco