Humbje befasuese, Bournemouth fiton ndaj Liverpool dhe del nga zona e ftohtë e renditjes

Humbje befasuese, Bournemouth fiton ndaj Liverpool dhe del nga zona e ftohtë e renditjes

15:35, 11/03/2023

Lojtarët e Liverpoolit u mundën në Vitality nga Bournemouth. Rezultati përfundimtar ishte 1:0 për skuadrën vendase.

Liverpool shënoi shtatë gola kundër rivalit të përhershëm Manchester United në xhiron e fundit dhe dukej si një pikë kthese e tyre, por nuk ndodhi.

Sot Liverpool është mposhtur nga një prej skuadrave më të dobëta të kampioantit, skuadra e Bournemouth, e cila ishte në fundin e tabelës para kësaj ndeshje.

Golin e vetëm në ndeshje e pamë në minutën e 28-të. Pas depërtimit të Dang Ouattara, Virgil van Dijk reagoi keq dhe Philip Billing me një goditje të bukur mposhti portierin Alisson.

“Të kuqtë” patën shansin e artë për të barazuar në minutën e 69’, por Mohamed Salah nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë  e penalltisë.

Mbeti 1-0, kështu që Bournemouth regjistroi një fitore jetike dhe kapërceu në vendin e 16-të renditje. Liverpooli humb një mundësi për t’iu afruar zonës Champions dhe rivalët e tyre, Tottenham, mund të thellojnë avantazhin në këtë raund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco