Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Sfida me Laçin, Shehi: Gjendja nuk është optimale, Patrick mund të ketë mbyllur sezonin

Sfida me Laçin, Shehi: Gjendja nuk është optimale, Patrick mund të ketë mbyllur sezonin

14:48, 10/03/2023

 

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi foli para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë të shtunën ndaj Laçit.

Tekniku bardheblu deklaroi se gjendja në skuadër nuk është optimale, por ka besim te lojtarët e tij, për një rezultat pozitiv.

Shehi deklaroi se sulmuesi Patrick mund të ketë mbyllur sezonin, pas dëmtimit të marrë në derbin ndaj Partizanit.

Gjendja nuk është optimale, nuk është ajo që do donim të kishim, kemi mungesa kartonësh por dhe mungesa prej dëmtimeve. Pastaj pjesa tjetër që do të hidhet në fushë ose janë të gatshëm shpresoj të bëjnë maksimumin, që mungesat mos ndjehen. Në futboll janë të pranishme të gjitha rezultatet, ajo është një rezultat i të shkuarës, dhe nuk merremi shumë me të shkuarën por vazhdojmë të ecim përpara.

Përsa i përket dëmtimeve dhe pezullimeve, ndoshta mund të jetë. Na u dëmtua Abazaj, ndoshta Patrick mbyll sezonin dhe kemi pezullime. Ndërsa në renditjen që jemi nuk është se jemi në pozitë të vështirë, jemi po të parët dhe gjithmonë kur kalon dy ndeshje nga njëra-tjetra, dhe ke zhgënjim e rëndësishme është të mos humbësh pozitivitetin dhe të jesh optimist pasi do të vijë dita që rezultati do të kthehet, dhe s’mund të jemi në presion pasi jemi të parët në renditje.

Nuk ka diferenca të mëdha në kampionatin tonë, pavarësisht pozicioneve, pasi nga java në javë nuk e përligjin fare pozicionin në renditje, është një kundërshtar që nuk është aty ku ka qenë gjithë këto vitet e fundit, por është e rrezikshme dhe të etur për pikë, do të jetë sfidë e vështirë nesër. Nuk dua të fokusohem as tek e shkuara as tek e ardhmja, por tek ajo e nesërmja. Më shumë pikë kemi marrë jashtë “Air Albania”, dhe nuk është deçizive fusha, por e rëndësishme është të kthehemi aty ku ishim dhe aty ku duhet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco