Të gjitha dilemat janë zgjidhur: Një lojtar i rëndësishëm i Liverpool-it largohet nga klubi në fund të sezonit

Të gjitha dilemat janë zgjidhur: Një lojtar i rëndësishëm i Liverpool-it largohet nga klubi në fund të sezonit

19:09, 09/03/2023

Futbollisti brazilian Roberto Firmino do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit dhe agjenti i tij ka konfirmuar se aktualisht nuk është duke menduar për ndonjë ofertë dhe se është plotësisht i fokusuar në objektivat e klubit këtë sezon.

Braziliani vendosi para tetë vitesh që ishte koha për një ndryshim dhe një mjedis të ri në të cilin do të luante dhe erdhi te Liverpool në vitin 2015 dhe fitoi Champions League me këtë ekip dhe u bë kampion i Anglisë.

Javën e kaluar ai i tha menaxherit Klopp se kishte marrë vendimin për t'u larguar nga klubi, por se kjo nuk do të ndikonte aspak në paraqitjet e tij dhe ai ishte plotësisht i fokusuar që t'i jepte fund historisë së tij me Liverpool në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Në këtë moment nuk po mendojmë për oferta dhe nuk po flasim për atë që është në tryezë”, tha agjenti i tij dhe vazhdoi:

Roberto aktualisht është 100 përqind i fokusuar vetëm në detyrat e tij në Liverpool dhe dëshiron të ndihmojë klubin të fitojë një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Ky është plani dhe kur të përmbushë objektivat, ai dhe familja e tij do të fillojnë të mendojnë se çfarë është më e mira për ta, për sfidën e radhës."

Firmino ka luajtur gjithsej 354 ndeshje për Liverpoolin, duke shënuar 108 gola dhe duke dhuruar 79 asistime.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco