Xhaka: Arteta na e ka ndryshuar edhe ushqimin

Xhaka: Arteta na e ka ndryshuar edhe ushqimin

14:15, 09/03/2023

Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka, ka treguar se si Mikel Arteta e ka kthyer skuadrën në pretendente për titull.

Fitorja e së shtunës ndaj Bournemouthit ishte po aq dramatike, gjithçka u përmbys në sekondat e fundit të ndeshjes, me Arsenalin që fitoi me rezultat 3-2 edhe pse ishte duke humbur 2-0.

Granit Xhaka është njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Artetas dhe ai e ka vlerësuar lart punën e trajnerit spanjoll.

“Dua të them, talenti nuk mjafton. Vetëm me talent, nuk mund të arrish diçka të madhe. Nëse na shihni në fushë stërvitore, ditë pas dite, sa shumë kujdesemi, sa shumë punojmë, çdo gjë fillon diku, Mikel ndryshoi edhe ushqimin tonë”, tha Xhaka.

“Ai ndryshoi shumë ushqime, yndyra e trupit tonë ra në masë të madhe! Janë detaje të vogla por masive, por me ndikim të madh.”, shtoi ai.

Arteta ka qenë nën presion të madh në sezonet e mëparshme, por vendimet e tij tani po shpërblehen pasi ‘Topçinjtë’ që po ndjekin titullin e Premier Ligës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco