Tifozi shqiptar që mori fanellën e Enzos: E pashë në sy, ai më puthi në ballë

Tifozi shqiptar që mori fanellën e Enzos: E pashë në sy, ai më puthi në ballë

13:57, 09/03/2023

Skuadra e Chelseat para dy ditësh siguroi çerekfinalen në UEFA Champions League pasi mposhti 2-0 kundërshtarët nga Gjermania, Borussia Dortmund.

Në fundin e ndeshjes, një djalosh i vogël u fut në fushë dhe shkoi në drejtim të mesfushorit argjentinas, Enzo Fernandez.

Tifozi ishte shqiptar, Brenden Mesi, i cili ka folur rreth kësaj aventure në fushën e ‘Stamford Bridge’.

“E pashë në sy, ai më puthi në ballë, u emocionova shumë nga ai gjest”, ka thënë tifozi i Chelseat

Brenden Mesi gjithashtu është takuar më herët edhe me mbrojtësin brazilian, Thiago Silva – të cilit i ka marrë edhe një nënshkrim në fanellë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco