Ka edhe fatin me vete! Kalendar favorizues për Tiranën, mund të gjejë forcën për t’u ngritur pas humbjes me Partizanin

Ka edhe fatin me vete! Kalendar favorizues për Tiranën, mund të gjejë forcën për t’u ngritur pas humbjes me Partizanin

17:02, 07/03/2023

Tirana e këtij sezoni ka patur jo pak ulje-ngritje në rrugën e saj drejt titullit kampion. Megjithatë vlera më e madhe e bardhebluve është fakti se nuk e kanë kaluar asnjëherë një “mini-krizë”. Nëse një ndeshje e humbasin, në tjetrën do të fitojnë.

Humbja e djeshme në derbi mund të ndikojë shumë në garën për titullin kampion. Gjithçka është e hapur, ndërsa ekipi i Shehit sheh një kalendar favorizues për të gjetur forcën e reagimit. Fillimisht Tirana pret në shtëpi Laçin, udhëton në transfertë me Bylisin dhe pret sërish në shtëpi Erzenin në kampionat. Këto ndeshje mund t’i shërbejnë sërish kampionëve aktual të Superiores për të dhënë një tjetër shkëputje sado të vogël në kryesim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco