I befasoi të gjithë, madje i shokoi… Vajza tregon çfarë bëri Pelé kur Messi fitoi Botërorin e Katarit

I befasoi të gjithë, madje i shokoi… Vajza tregon çfarë bëri Pelé kur Messi fitoi Botërorin e Katarit

10:10, 04/03/2023

Vajza e Pelé, Kely Nascimiento, u takua me Antonela Rocuzzo në banjë, gjatë ceremonisë së “The Best FIFA”, ku Pelé u nderua pas vdekjes. Me atë rast, ajo ndau me Antonella historinë emocionale të babait të saj se si donte që Lionel Messi të ishte kampion bote me kombëtaren e Argjentinës.

Kely raportonte në rrjetet sociale për gjendjen shëndetësore të “O Rei” gjatë Kupës së Botës “Katar 2022” dhe rrëfeu në llogarinë e saj në Instagram se u takua me gruan e Messit në banjë, gjatë ceremonies së më të mirëve të vitit 2022, ndaj nuk humbi rastin të fliste me të.

Krahas shfrytëzimit të rastit për të bërë një foto dhe për ta përjetësuar momentin, vajza e Peles tregoi historinë prekëse dhe fjalët e fundit të babait të saj për Messin para se të vdiste: “Kjo është Antonela Roccuzzo e bukur dhe e këndshme, gruaja e Messit.

Nuk pata mundësi të takohesha me Messin, kështu që kur e takova në atë vend magjik në çdo festë (banjo e grave), i dërgoja një mesazh. Kur Brazili humbi kundër Kroacisë, babai im tashmë po përkeqësohej shumë. Të gjithë donin që Brazili ta fitonte Kupën për babain tim, veç kombëtares sonë…

Por babai im e kuptonte futbollin dhe gjëra të tjera më mirë se shumica. Ai e dinte që çdo skuadër ishte e aftë ta fitonte, gjithmonë thoshte se kjo është arsyeja pse e donte kaq shumë lojën e bukur. Pas humbjes së Brazilit, të gjithë ata që hynin në atë dhomë spitali thoshin: Çfarë dëshiron Pele? Tani kë do fitues në Katar? Sigurisht, jo Argjentinën!

Dhe ai tha: Po, uroj ta fitojë Argjentina! Kjo kupë duhet të qëndrojë në Amerikën e Jugut dhe Messi e meriton atë. Të gjithë befasoheshin: Tmerr! Si?! Ta fitojë Argjentina!?

Dhe babai e përforconte: Po, Messi e meriton atë. Ai nuk mundi ta shikonte në televizor finalen, por e kuptoi që Argjentina fitoi dhe Messi arriti të ngrinte kupën. Ishte i lumtur për këtë. Rroftë futbolli”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco