Roma shtanget në transfertë, Cremonese gjen fitoren e parë në Serie A

Roma shtanget në transfertë, Cremonese gjen fitoren e parë në Serie A

20:33, 28/02/2023

 

Roma shtanget në javën e 24-t nga Cremonese dhe mposhtet në transfertë me rezultatin e ngushtë 2-1. Vendasit triumfuan falë golave të Tsadjout dhe Dionisi duke regjistruar fitoren e parë në këtë edicion, ndërsa për Romën vendosi përkohësisht baraspeshën Spinazzola.

Ndeshja është e balancuar në minutat e para me të dyja ekipet që nuk hyjnë shumë në aventurë. Megjithatë, ritmi fillon dhe shtohet dhe në minutën e 17-të është Tsadjout që kalon në avantazh Cremonesen.

Nga ana tjetër provon të reagojë Roma që duket e pafuqishme. Pjesa e parë mbyllet në avantazhin minimal të Cremoneses që realizoi në goditjen e vetme në kuadrat për këtë fraksion loje.

Në pjesën e dytë është Roma më kërkuese dhe provon të ndryshojë fatet e këtij takimi. Mourinho bën zëvendësimet e nevojshme për të përmbysur rezultatin dhe në fillim shenjat janë pozitive. Spinazzola vendos baraspeshën duke i çuar shifrat në 1-1.

Roma hidhet e gjitha në sulm për të fituar këtë sfidë, por është sërish Cremonese që suprizon. Vendasit fitojnë një 11-metërsh i cili përkthehet në gol nga Dionisi që vulos edhe rezultatin final të takimit. Në fund feston Cremonese që merr fitoren e parë në këtë edicion të Serie A dhe ngjitet në vendin e parafundit me 12 pikë. Nga ana tjetër Roma humbet terren në luftën për një vend në Champions League dhe tashmë ndodhet në vendin e pestë me 44 pikë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco