Duro drejt rikthimit në stol, pranë akordit me kryesuesit e kampionatit

Duro drejt rikthimit në stol, pranë akordit me kryesuesit e kampionatit

12:21, 28/02/2023

Shpëtim Duro pritet të rikthehet në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, por këtë herë si trajner i Strugës. SuperSport mëson se ish-trajneri i Shkëndijës së Tetovës është pranë arritjes së akordit me skuadrën shqiptare që kryeson kampionatin maqedonas.

Struga e nisi mjaft mirë sezonin duke patur një ecuri mbresëlënëse në fazën e parë. Por në javët e fundit skuadra ka pësuar rënie të lirë, duke barazuar në tri ndeshje radhazi. Fitorja e parë për vitin 2023 nuk ka ardhur ende.

Klubi lajmëroi në mbrëmjen e së hënës largimin e trajnerit Srgjan Zaharieski, ndërsa menjëherë ka menduar për pasuesin e tij. Drejtuesit kanë besim se Duro ka aftësinë e duhur të rikthejë skuadrën në rrugën e duhur drejt objektivit titull falë eksperiencës së madhe.

 

63-vjeçari është shpallur një herë kampion i Shqipërisë, në sezonin 2010-2011 me ekipin e Skënderbeut. Ndërkohë eksperti i trajningut shqiptar ka fituar një herë dhe Kupën e Shqipërisë, po me ekipin korçar. Në karrierën e tij, krahas Skënderbeut Duro ka drejtuar Besën e Kavajës, Vllazninë, Partizanin, Flamurtarin, Kukësin, Laçin dhe Egnatian në Superiore.

Por edhe Dritën në Kosovë. Pas Shkëndijës, ai pritet që të ketë aventurën e dytë në Maqedoninë e Veriut. Këtë herë me ekipin e Strugës, që pas 29 javësh ndodhet në vendin e parë me 39 pikë, dy më tepër se Shkupi që ka luajtur një ndeshje më pak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco