Adriano bën parashikimin e bujshëm për Inter-Porto: Lukaku do të shënojë tripletë si unë në vitin 2005

Adriano bën parashikimin e bujshëm për Inter-Porto: Lukaku do të shënojë tripletë si unë në vitin 2005

09:58, 21/02/2023

Interi pret Porton në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Ashtu si më 15 mars 2005, kur një tripletë e Adrianos, ndoshta në versionin e tij më të mirë ndonjëherë, i dha fitoren ekipit zikaltër dhe kalimin në raundin tjetër.

Braziliani, i intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, foli pikërisht për ndeshjen që e pret skuadrën e Simone Inzaghi: “E mbaj mend atë ndeshje të vitit 2005 sikur të ishte sot. Emocioni që ndjehej në çdo gol dhe zhurma e stadiumit ishin vërtet të paharrueshme.

Një ndeshje e mrekullueshme për mua. Nuk do të jetë e lehtë kundër Portos, një kundërshtar shumë i organizuar, por gjithmonë besoj tek Interi im. Ky ekip është i kompletuar dhe mund të vazhdojë në Evropë.

Lukaku më ngjan shumë nga të gjitha pikëpamjet, jo vetëm për forcën dhe për futbollin majtas. Jam i sigurt se do të shënojë një gol të bukur kundër Portos. Në fakt jo, ai do të shënojë tre gola si unë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco