Rinovim dhe merkato, Barcelona ka gati 90 mln € për një mesfushor

Rinovim dhe merkato, Barcelona ka gati 90 mln € për një mesfushor

21:20, 20/02/2023

Lëvizje te Barcelona. Drejtuesit e klubit katalanas kanë arritur akordin paraprak për rinovimin me Sergi Roberton.

31-vjeçari ndodhet në vitin e fundit të kontratës. Xavi u kërkoi drejtuesve të rinovonin me të dhe kështu do të ndodhë.

Katalanasja Sport shkruan se drejtuesit e Barcelonës dhe agjenti i “xholit” spanjoll kanë arritur marrëveshjen për të firmosur deri në vitin 2024.

Në akordin mes palëve është përfshirë edhe opsioni i zgjatjes së bashkëpunimit deri në verën e vitit 2025.

Ndërkohë, Barcelona ka piketuar pasardhësin e Sergio Busquets. Ai është Rodri, pjesë e Manchester City prej vitit 2019.

Për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit spanjoll, presidenti Joan Laporta është gati të shpenzojë 90 milionë euro në merkaton e verës.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco