E kërkojnë Juventusi dhe Tottenhami, Igli Tare: Do të flas në momentin e duhur

E kërkojnë Juventusi dhe Tottenhami, Igli Tare: Do të flas në momentin e duhur

20:40, 20/02/2023

Igli Tare është kthyer në një nga emrat më të lakuar në kohët e fundit në Itali. Drejtori sportiv i Lacios, është bërë objektiv i klubeve të njohura të cilët janë në kërkim të një emri të ri për këtë rol.

Juventus, si pasojë e ndryshimeve në klub si dhe Tottenhami, që ka Paratiçin e pezulluar pikërisht për atë që ka bërë te bardhezinjtë për shkak të çështjes së plusvalencve, janë dy klubet që raportohet se kanë hedhur sytë nga drejtuesi shqiptar. Por duke folur sot në aktivitetin ”Të bashkuar për Ukrainën” që është zhvilluar në Milano, Tare ka shpjeguar se për momentin nuk dëshiron të flasë rreth kësaj teme, edhe për faktin se është ende i punësuar nga Lacio.

“Unë kam ende një kontratë në fuqi, pastaj raporti im me këtë klub është i rëndësishëm. Në momentin e duhur do të flas edhe për këtë”, tha Tare për “TMW”. Në mediat italiane kohët e fundit ishte folur edhe për një tentativë të presidentit Klaudio Lotito për të rinovuar për tre vite kontratën me Taren, pikërisht për të ndaluar largimin e tij në verë, kur mbaron marrëveshja aktuale mes palëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco