Nga Reali te PSG, mesfushori i Lazios ‘shnjestrohet’ nga katër klube

Nga Reali te PSG, mesfushori i Lazios ‘shnjestrohet’ nga katër klube

17:52, 20/02/2023

 

Pas shumë thashethemesh vitet e kaluara, kjo duket se do të jetë vera ku do të vijë lamtumira e Sergej Milinkovic-Savic me Lazion. Ofertat për mesfushorin serb janë të shumta dhe mundësia që ai të largohet nga kryeqyteti italian është e lartë.

Mediat angeleze bëjnë me dije se një nga klubet që është futur më fortë në garë për mesfushorin është West Ham. Këta të fundit do të humbasin në verë yllin e skuadrës Declan Rice dhe në vend të tij po mendojnë të afrojnë yllin e Lazios.

Megjithatë, West Ham nuk është klubi i vetëm që kërkon shërbimet e Milinkovic-Savic. Në garë për të blerë kartonin e 27-vjeçarit janë edhe gjigantët e Real Madridit, Manchester United dhe PSG. Gara pritet të jetë e nxehtë, por nuk përjashtohet një surprizë nga West Ham që edhe pse s’ka mundësitë ekonomike të tre klubeve të tjera, mund të arkëtojë shifra të larta nga shitja e Rice, për t’i investuar më pas te Savic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco