Real Madrid: Carlo Ancelotti konfirmon mungesën e Karim Benzemas

Real Madrid: Carlo Ancelotti konfirmon mungesën e Karim Benzemas

15:12, 17/02/2023

Të martën, Real Madridi do të përballet me Liverpoolin në Anfield në ndeshjen e parë të UEFA-s për fazën e 1/16-ave të Ligës së Kampionëve. Para kësaj sfide të rëndësishme, merengët do të kryqëzojnë shpatat nesër me Osasunën në La Liga. Një udhëtim që skuadra madrilene do ta bëjë pa Karim Benzema. “Karim është pak i lodhur dhe shpresojmë që të jetë këtu deri të martën ”, shpjegoi Ancelotti për mediat.

 

Më pas përmendi situatën e sulmuesit 35-vjeçar. “Pas Kupës së Botës, ai luajti shumë mirë. Shënoi pothuajse në çdo ndeshje. E saktësoj që nuk është i lënduar, por thjesht preferojmë që për shkak të moshës ta lëmë të pushojë. Dhe le të jetë i mirë për pjesën tjetër të sezonit. A do të kishte luajtur nëse ndeshja ndaj Liverpool do të ishte nesër? Jo, sepse nuk duam të rrezikojmë. Është pak i lodhur, si shumë lojtarë, është e vërtetë. Por po kthehet nga lëndimi, është ndryshe. Ne preferojmë të mos rrezikojmë.” Ancelotti dëshiron të kujdeset për numrin 9 dhe kapitenin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco