Racizmi në stadiume? Në Brazil gjejnë zgjidhjen për të heshtur tifozët e pabindur

Racizmi në stadiume? Në Brazil gjejnë zgjidhjen për të heshtur tifozët e pabindur

22:47, 16/02/2023

Racizmi vijon të mbetet një temë e nxehtë në futboll teksa janë të shumta rastet kur në stadium ushtojnë thirrje të cilat ndikojnë më pas në gjendjen psikologjike të një lojtari. Në sezonet e fundit të tilla raste janë përsëritur shpesh në kampionatet më prestigjioze të Europës si Serie A, La Liga apo edhe Premier League.

UEFA është munduar të marrë masa dhe të parandalojë të tilla akte me dënime personale, por edhe kolektive duke mbyllur pjesë të veçanta të impianteve, por që në fund sërish nuk kanë rezultuar edhe aq efikase.

Megjithatë, në Brazil kanë një tjetër propozim që në dukje mund të funksionojë. Kështu, në rast se tifozët nisin me koret raciste atëherë skuadra e tyre do të penalizohet me pikë të cilat do t’i zbriten nga tabela e klasifikimit.

Në këtë formë, tifozeria mund të jetë më e përmbajtur pasi në fund ata që e pësojnë janë idhujt e tyre në fushë. Në Brazil do ta eksperimentojnë këtë rregull të ri, ndërsa mbetet për t’u parë nëse edhe në Europë do të mendojnë për një risi të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco