VIDEO/ Me fanellën e Bayern mes tifozëve të PSG-së, mbështetësi i skuadrës gjermane rrihet nga rreth 40 persona

VIDEO/ Me fanellën e Bayern mes tifozëve të PSG-së, mbështetësi i skuadrës gjermane rrihet nga rreth 40 persona

11:25, 16/02/2023

Të martën mbrëma, PSG mirëpriti Bayern Munich në Parc des Princes për fazën e 1/16 të Champions League.

Shumë tifozë të Bayernit kishin udhëtuar nga Mynihu për ndeshjen, por në tribuna kishte tifozë të skuadrës gjermane mes atyre të PSG-së. Njëri prej tyre gaboi duke zbuluar se kishte veshur një fanellë të klubit gjerman. Fanella u pa nga ultrasit e ekipit francez dhe më shumë se 40 prej tyre ranë mbi të dhe filluan ta rrahin. I hoqën fanellën bashkë me tutat dhe e lanë me të brendshme.

I riu ka shpëtuar falë ndërhyrjes së sigurimit të stadiumit dhe ka ikur me vrap. Megjithatë, në përgjithësi atmosfera ishte e rënduar dhe tifozët e Bayernit kishin ngritur që herët një pankartë ku akuzonin francezët për çmimet e biletave. Më e lira kushtonte 70 euro dhe tifozët e Bayernit kishin shkruar se nuk janë Neymar, me idenë që nuk janë të pasur si ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco