Telashe gjatë kthimit nga Parisi për në Mynih, Bayerni bllokohet 75 minuta në avion

Telashe gjatë kthimit nga Parisi për në Mynih, Bayerni bllokohet 75 minuta në avion

17:31, 15/02/2023

Bayern Munchen ka festuar një fitore të rëndësishme në natën e të martës në Ligën e Kampioneve, teksa ka mundur PSG-në në transfertë.

Nata në Paris ishte mëse e mirë për bavarezët që e mbyllën me suksesin 1-0 duke marrë një avantazh të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit mes dy skuadrave në Mynih.

Megjithatë, kthimi në shtëpi nuk ishte edhe aq i lumtur për bavarezët, të cilët u bllokuan për shkak të problemeve që kishte gjatë gjithë ditës së sotme kompania Lufthansa.

Sistemi kompjuterik i saj pati disa probleme dhe shumë fluturime u anuluan.

Jo ai i Bayernit, por lojtarët dhe stafi u detyruan që të qëndronin brenda në avion në pistë për rreth 75 minuta, para se t’u jepej drita jeshile për të fluturuar.

Ndërkaq, edhe mbërritja në Mynih nuk u shoqërua pa telashe, pasi aty u desh të qëndronin edhe 15 minuta të tjera të mbyllur në avion.

Arsyeja ishte se autobusi që do i merrte nga pista nuk ishte gati dhe lojtarët mbeten në pritje të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco