Arrestohet kreu i Federatës Kineze të Futbollit

Arrestohet kreu i Federatës Kineze të Futbollit

17:11, 15/02/2023

 

Kreu i Federatës Kineze të Futbollit, Chen Shuyan, është arrestuar me akuzën e korrupsionit. Kjo është bërë e ditur nga organi mbikëqyrës i Partisë Komuniste të Kinës.

Drejtuesi më i lartë i futbollit u vu nën hetim nga organet sportive kombëtare të provincës së Hubeit. Nuk u dhanë detaje në lidhje me akuzat kundër Chen, i cili shërbeu si zëvendësdrejtor i Autoritetit Portual të Shangait, sekretar partie dhe kryetar i Shanghai International Port Co, i zgjedhur kryetar i CFA në gusht 2019 dhe zëvendës sekretar partie i CFA në dhjetor të vitit të njëjtin vit.

Pavarësisht investimeve të shumta, Kina është kualifikuar për herë të fundit në Kupën e Botës 20 vjet më parë. Presidenti dhe lideri i partisë Xi Jinping është përpjekur ta bëjë vendin një superfuqi futbolli, por financimi dhe entuziazmi janë zbehur.

Gjatë viteve të fundit, disa trajnerë të huaj kanë pasuar njëri-tjetrin në stolin e ekipit kombëtar. Klubet në divizionin më të lartë të Kinës kanë paguar super paga për të tërhequr talente të huaja, por liga është shembur për shkak të braktisjes nga politika dhe situatës së keqe ekonomike. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco