Arrihet marrëveshja: Julian Araujo te Barcelona

Arrihet marrëveshja: Julian Araujo te Barcelona

17:13, 15/02/2023

Barcelona e ka kompletuar transferimin e Jualian Araujos nga LA Galaxy, raporton Fabrizio Romano.

Sipas ekspertit të transferimeve, marrëveshja më në fund është arritur, pas një sage të çmendur muajin e kaluar.

Araujo do të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2026 me Barcelonën, ndërsa nesër (e enjte) do të jetë në "Camp Nou" për testet mjekësore.

Shuma e transferimit që Barcelona ka paguar për lojtarin është rreth katër milionë euro.

Ai do të jetë pjesë e Barcelonës nga vera e këtij viti dhe është transferimi i tyre i parë për edicionin 2023-2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco