Milani mbush arkën nga ndeshja me Tottenhamin

Milani mbush arkën nga ndeshja me Tottenhamin

16:31, 15/02/2023

Milani ia doli mbrëmë të fitonte 1-0 ndeshjen e parë ndaj Tottenhamit në 1/8-ën e finales së Ligës së Kampionëve.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Brahim Diaz, që përfitoi nga gabimi i mbrojtjes së Spurs.

Ishte një lojë e balancuar në "San Siro", mirëpo padyshim se ky është një motiv shtesë për kuqezinjtë që shkojnë në ndeshjen e dytë me epërsi.

Mirëpo, Milani nuk fitoi vetëm në fushë mbrëmë, ata mbushën edhe arkat e tyre me këtë triumf të arritur ndaj skuadrës angleze.

Sipas "Sky Sport Italia", në arkat e Milanit janë derdhur 9,133,842 euro, që përfaqëson një shifër që nuk është arritur kurrë në Itali nga asnjë klub.

Të pranishëm në San Siro ishin 74,320 tifozë, duke bërë që Milani të përfitojë një shumë rekord nga kjo ndeshje.

Pavarësisht se ishte një pjesëmarrje e jashtëzakonshme, kishte ende bileta online të pashitura në ditën e ndeshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco