De Ligt flet për Juven: I ndjek akoma, nuk i kam kritikuar kurrë ata

De Ligt flet për Juven: I ndjek akoma, nuk i kam kritikuar kurrë ata

16:19, 15/02/2023

 

Pas disa muajsh nga transferimi i tij nga Juventusi te Bayern Munchen, Matthijs De Ligt rikthehet të bëjë paqe me bardhezinjtë. Mbrojtësi holandez është shprehur se nuk e ka kritikuar kurrë klubin italian.

“Unë ende e ndjek Juventusin dhe nuk i kam thënë kurrë ato që janë shkruar. I kuptoj tifozët, të cilët vazhdojnë ta mbështesin skuadrën edhe në këtë moment të vështirë që po kalojnë.”

Shpresoj që Juventusi të fitojë sërish dhe të bëjë mirë në Europa League.” – këto ishin fjalët e 23-vjeçarit pas fitores ndaj PSG në Champions League, i cili mohon se ka kritikuar Juventusin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco