Manaj, i larguar vetëm përkohësisht nga Watford, ja ku shkon!

Manaj, i larguar vetëm përkohësisht nga Watford, ja ku shkon!

15:46, 15/02/2023

Prapaskena interesante dhe një destinacion i mundshëm për të ardhmen e afërt për Rey Manajn. Mediat spanjolle ato që i përcjellin, duke dhënë edhe një shpjegim interesant në lidhje me ndërprerjen e kontratës së sulmuesit shqiptar me Watfordin.

Sipas El Mundo Deportivo, sulmuesi shqiptar vendosi t’i japë vetëm përkohësisht lamtumirën klubit anglez. Thjesht për një çështje kontraktuale që iu leverdis të dyja palëve. Manaj që zbarkoi në Watford verën e kaluar pasi ishte lënë i lirë nga Barça, vuan një dëmtim. Mediet spanjolle shkruajnë se do ta mbajë jashtë fushe të paktën deri në mesin e marsit.

Për këtë arsye klubi dhe lojtari kanë diskutuar duke arritur në konkluzionin se për të dyja palët do të ishte më mirë të zgjidhnin kontratën. Në këtë mënyrë Manaj do të ishte i lirë për të nënshkruar me një klub deri në qershor. Në Spanjë apo në çdo kampionat tjetër si lojtar i lirë, ndërsa klubi do të kishte vendin e lirë për të marrë një zëvendësues.

Por, gjithsesi, klubi do të respektojë dy vitet e kontratës që mbeteshin duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Kështu sido që të shkojnë gjërat, lojtari do të kthehet te Watford. Sa i përket të ardhmes, po nga Spanja njoftojnë se është Albacete që po interesohet për të siguruar shërbimet e Manajt si lojtar i lirë.

Klubi që militon në Segunda Division, e ka pasur edhe më parë Manajn. Drejtuesit spanjollë besojnë se shërbimet e tij mund t’i vlejnë për pjesën e mbetur të sezonit. 25-vjeçari luajti me Albaceten në vitet 2018/2020, duke shënuar 10 gola me skuadrën spanjolle.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco