E trishtë, kapiteni i ekipit të hendbollit të Turqisë dhe djali i tij humbën jetën nga tërmeti shkatërrues

E trishtë, kapiteni i ekipit të hendbollit të Turqisë dhe djali i tij humbën jetën nga tërmeti shkatërrues

12:56, 14/02/2023

Kapiteni i kombëtares turke të hendbollit Cemal Kutahya dhe djali i tij Çinar kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmeteve shkatërruese që goditën rajonet jugore të Turqisë javën e kaluar, konfirmoi Federata Turke e Hendbollit (FTH).

“Me pikëllim të thellë mësuam lajmin për vdekjen e të dashurit tonë Cemal Kutahy, kapitenit të ekipit tonë të hendbollit për meshkuj, dhe djalit të tij Çinar, të cilët u gjendën pa jetë nën rrënojat e shtëpisë ku jetonin në Antaki,” njoftoi federata.

FTH shprehu ngushëllimet për familjen Kutahya dhe deklaroi se do të bëjnë gjithçka që emri dhe kontributi i tij në sport të mos harrohet kurrë.

“Faleminderit për gjithçka që i ke dhënë vendit tonë, Cemal, jemi të lumtur me ty, nuk do të të harrojmë”, thuhej në deklaratën e Federatë Turke të Hendbollit.

Presidenti i FTH-së, Ugur Kiliç, njoftoi gjithashtu në Twitterin e tij.

"Cemal Kutahya ishte një burrë dhe sportist me zemër të madhe dhe kapiten në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ti përqafove djalin, shkuat në parajsë. Më vjen shumë keq. Nuk kemi gjetur ende gruan dhe vjehrrën e Cemalit..”, ka shkruar KiliC.

Kujtojmë se javën e kaluar dy tërmete shkatërruese me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë të shkallës Rihter goditën pjesën jugore të Turqisë dhe Sirinë me epiqendër Kahramanmaras.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco