Premier League/ Arsenali zhgënjen përsëri, Tottenham mposhtet me poker golash nga Leicester

Premier League/ Arsenali zhgënjen përsëri, Tottenham mposhtet me poker golash nga Leicester

18:20, 11/02/2023

Arsenali zhgënjen sërish në kampionat dhe ndalet në shtëpi në një barazim 1-1 nga Brentford. “Topçinjtë” kalojnë në avantazh në pjesën e dytë me Trossard, por miqtë reagojnë dhe barazojnë me Toney pak minuta më vonë. Pavarësisht këtij hapi fals, Arsenal vazhdon të qëndrojë në krye të renditjes së Premier League.

Ndërkohë, Tottenham mposhtet me poker golash 4-1 në “King Power Stadium” nga vendasit e Leicester. Fulham mposht 2-0 në shtëpi Nottingham Forest, ndërsa Wolves fiton me përmbysje në transfertë 2-1 përballë Southampton.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco