Rikthehet Superliga e Kosovës, Ballkani e nis menjëherë më fitore dhe shkëputje

Rikthehet Superliga e Kosovës, Ballkani e nis menjëherë më fitore dhe shkëputje

16:51, 11/02/2023

Superliga e Kosovës ka rifilluar sot me ndeshjet e javës së 19-të, pas ndalesës së zakonshme mes dy pjesëve të kampionatit. Një shkëputje prej rreth dy muajsh, por që duket se nuk ka ndryshuar shumë për kampionët e Ballkanit, pavarësisht lëvizjeve në merkaton e janarit.

Ata e nisën përsëri me fitore vitin, duke triumfuar 4-2 në fushën e Malishevës, për të vazhduar ecurinë e tyre në kryesimin e kampionatit. Albion Rrahmani, i cili do të jetë pika e referimit në sulm e skuadrës së drejtuar nga ilir Daja pas largimit të Ermal Krasniqit, ishte autor i dy golave në këtë duel.

Një fitore e rëndësishme ishte edhe ajo e Llapit në fushën e Drenicës, e vendosur nga penalltia e Rivera në pjesën e parë të sfidës që u mbyll me shifrat 1-0. Ndërsa takimi tjetër i ditës së sotme, mes Gjilanit dhe Ferizajt, u mbyll në barazim pa gola.

JAVA 19
Rezultatet
Drenica-Llacpi 0-1
Gjilani-Ferizaj 0-0
Malisheva-Ballkani 2-4


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco