Superiore/ Egnatia mposht Laçi në transfertë, Kukësi fiton ndaj Kastriotit dhe i largohet zonës së ftohtë

Superiore/ Egnatia mposht Laçi në transfertë, Kukësi fiton ndaj Kastriotit dhe i largohet zonës së ftohtë

15:25, 11/02/2023

Laçi bie në Kurbin përballë Egnatias, ndërkohë që Kukësi rikthehet te fitorja në Abissnet Superiore. Bardhezinjtë e Gentian Mezanit vinin nga tri fitore radhazi, por sot dolën pa pikë pas humbjes 0-1 ndaj Egnatias.

Skuadra nga Rrogozhina siguroi tri pikë fantastike falë golit të lituanezit Gytis Paulauskas në minutën e 23’. Laçi fitoi një penallti në minutat shtesë, por kryesori Lata ndërroi mendim pasi kërkoi ndihmën e VAR-it.

Arbitri e cilësoi të parregullt pozicionin e Roganovic. Në fund festoi Egnatia, që rigjeti fitoren në kampionat që mungonte prej 22 dhjetorit.

Skuadra e Tetovës parakalon Laçin në renditje, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e katërt. Feston edhe Kukësi, që mposhti 1-0 Kastriotin në “Kukës Arena”.

Edi Basa realizoi golin e fitores për skuadrën e Rrahman Hallaçit. Sulmuesi kroat dërgoi topin në rrjetë me një gjuajtje të bukur me të jashtmen në 49′.

Fitorja e sotme ngjiti verilindorët në vendin e shtatë me 25 pikë. Kastrioti i Memës mbetet në vendin e fundit me 20 pikë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco