VIDEO/ Hëngri lulet e nënës së tij për të mbijetuar, futbollsti 17 vjeçar nxirret i gjallë nga rrënojat pas 94 orësh kërkime

VIDEO/ Hëngri lulet e nënës së tij për të mbijetuar, futbollsti 17 vjeçar nxirret i gjallë nga rrënojat pas 94 orësh kërkime

14:00, 11/02/2023

Futbollisti 17 vjeçar i Gaziantepit, Adnan Muhammet Korkut, është gjetur i gjallë nën rrënoja pas 94 orësh kërkime dhe lulet e nënës së tij e kanë ndihmuar disi të durojë urinë.

Siç pranoi ai në një deklaratë për mediat lokale, Korkut mbijetoi duke ngrënë lulet që i rriti nëna e tij në banesën e ndërtesës pesëkatëshe që u shemb në Gaziantep.

“Isha mes rrënojave në dhomën e ndenjes, bënte ftohtë, kështu që u mbulova me një batanije për t’u ngrohur. Më ngrinin këmbët”, ka thënë ai për “Hurriyet”, duke shtuar:

"Nuk e dija ku ishte telefoni im dhe e gjeta kur ra alarmi. Më pas vendosa alarmin të binte çdo 25 minuta që të mos më zinte gjumi. Po prisja me dëshpërim shpëtimtarët dhe më pas papritmas dëgjova zëra nga jashtë. Ne kemi një qen të vogël, kështu që unë dëgjova lehjen e tij. Lehja e tij arriti te shpëtimtari, por jo zëri im, ata nuk më dëgjuan", shpjegon Adnani, të cilit iu desh të hante lule për të lehtësuar urinë.

"Barku im ishte bosh, hëngra lulet që mamaja kishte rritur, kisha shumë etje. Për herë të fundit u përpoqa të bëja një zë... Pastaj mora një shkop dhe e godisja në tavan, shkopi u thye. ... Nuk mund të kisha folur, por falë Zotit, më pas pashë një dritë nga një vrimë në distancë dhe njerëzit që më thërrisnin, më pyetën nëse mund të arrija në atë dalje, por ishte e pamundur. Pastaj pritëm pesë orë që ata të hapnin rrugën dhe u zvarrita dhe shkova tek ata”, tha Korkut.

CNN raporton se numri i të vdekurve në Turqi është rritur në 24,400 dhe 80,052 persona janë lënduar, sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të vendit.

Ekipet e shpëtimit në të dy vendet janë ende në garë me kohën dhe të dhënat zyrtare janë se rreth 6500 ndërtesa janë shembur në Turqi dhe zona e tërmetit përfshin një zonë ku jetojnë 13 milionë njerëz.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco