Tragjedia në Turqi, anulohet Kampionati Ballkanik në Stamboll

Tragjedia në Turqi, anulohet Kampionati Ballkanik në Stamboll

14:53, 08/02/2023

Tërmeti katastrofik i së hënës shkaktoi një prej tragjedive më të mëdha botërore, me mijëra të vdekur dhe mijëra të tjera që ende janë nën rrënojat e ndërtesave të shembura në Turqi dhe Siri.

Në një situatë të tillë, sigurisht që sporti kalon në plan të dytë. Turqia ka njoftuar se deri më 12 shkurt vendi do të jetë në ditë zie, ndërsa ashtu sikurse pritej janë pezulluar gjithashtu të gjitha aktivitetet sportive, teksa stadiumit janë vendosur në shërbim të njerëzve në këtë situatë emergjente.

Ndërkohë ka ardhur njoftimi zyrtar për anulimin e Kampionatit Ballkanik në salla të mbyllura të atletikës, event që ishte parashikuar për t’u mbajtur në Stamboll më datën 11 shkurt.

Në këtë aktivitet do të merrnin pjesë 22 shtete, mes tyre edhe Shqipëria që do të përfaqësohej nga Luiza Gega, David Nikolli, Franko Burraj, Muhamet Çengeli e Erisa Rrasa, nën drejtimin e trajnerëve Taulant Stërmasi dhe Bruno Rrotani.

Ndërkohë në dyshim është edhe Europiani “indoor”, që gjithashtu sipas kalendarit parashikohet për t’u zhvilluar në Stamboll nga data 2 deri më 5 mars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco