La Liga/ Atletico e Madridit ‘ngec’ në shtëpi me Getafen

La Liga/ Atletico e Madridit ‘ngec’ në shtëpi me Getafen

20:50, 04/02/2023

Atletico Madrid nuk shkoi më shumë se barazimi në shtëpi ndaj Getafes, me sfidën që u mbyll me rezultatin 1-1.

Madrilenët në fakt ishin shumë pranë tre pikëve të plota, teksa kaluan të parët në avantazh, por e pësuan shtatë minuta para fundit të ndeshjes.

Sa i takon kronikës së sfidës, pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim pa gola me miqtë që i menaxhuan mirë “ngacmimet” e “Los Colchoneros”, ndërsa në të dytën ai që zhbllokoi shifrat ishte Angel Correa.

Argjentinasi përfitoi pasi ishte i vetëm në zonë dhe mposhti portierin Soria.

Në fakt, sulmuesi nuk mundi të festonte menjëherë pasi u konsiderua në pozicion të parregullt, por me ndërhyrjen e VAR ndryshoi situata dhe në “Wanda Metropolitano” shpërtheu festa.

Gjithsesi, miqtë nuk ishin dorëzuar dhe rikthyen baraspeshën në minutën e 83-të me anë të Enes Unal.

Sulmuesi u tregua i ftohtë nga pika e bardhë e penalltisë duke i dhuruar kështu një pikë me shumë vlerë skuadrës së tij.

Pas këtij barazimi, Atletico Madrid mbetet në vend të katërt me 35 pikë, ndërsa nga ana tjetër Getafe renditet në vendin e 19-të me 18 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco