Raphael Varane njofton tërheqjen nga kombëtarja franceze

Raphael Varane njofton tërheqjen nga kombëtarja franceze

18:02, 02/02/2023

Pas 10 vitesh, 93 ndeshjeve të luajtura me fanellën e Francës, një Botërorit të fituar në vitin 2018 dhe një Nations League (2020/21), Raphael Varane në moshën 29-vjeçare vendos që të largohet nga skuadra kombëtare.

Të përfaqësoja vendin tonë të mrekullueshëm për një dekadë ka qenë një nga nderet më të mëdha të karrierës sime. Çdo herë që kam veshur këtë fanellë speciale, kam provuar një ndjenjë të madhe krenarie. Detyra për të dhënë maksimumin, për të luajtur me zemër dhe për të fituar çdo herë që zbrisnim në fushë.

Kam disa muaj që e mendoja dhe kam vendosur që është momenti i duhur për tu tërhequr nga futbolli ndërkombëtar”, shkruan mes të tjerash mbrojtësi në një postim të gjatë në Instagram. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco