Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Salihamidzic reagoi ashpër pas pyetjes së sikletshme të gazetares dhe ndërpreu legjendën e Bayernit

Salihamidzic reagoi ashpër pas pyetjes së sikletshme të gazetares dhe ndërpreu legjendën e Bayernit

15:34, 02/02/2023

Para se Bayern të luante ndeshjen e 1/8-ave të Kupës së Gjermanisë kundër Mainz-it, drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidzic, ishte mysafir në ARD. Në një intervistë me ekspertin Bastian Schweinsteiger dhe prezantuesen Esther Sedlaczek, Salihamidzic  u acarua me pyetjen “thumbuese” të gazetares për Schwein.

Javën e kaluar Serge Gnabry u kritikua pasi udhëtoi për në Paris për një sfilatë mode, ndërsa pak ditë më vonë u zëvendësua kundër Këlnit (1:1) pas vetëm 45 minutash.

Pas kësaj, Salihamidzic kritikoi ashpër Gnabry-n, duke thënë se ai bëri një veprim prej amatori dhe se nuk ishte në përputhje me rregullat e Bayernit.

Prezantuesja e ARD-it e pyeti sërish Hasanin për Gnabry-n dhe ajo i bëri gjithashtu Schweinsteiger-it, si ish-kapiten, një pyetje të pakëndshme se si do të ndihej si lojtar nëse drejtori sportiv do ta kritikonte publikisht.

Dhe në momentin që Schweinsteiger do të përgjigjej, Salihamidzic e ndërpreu.

"Shumë shkurt, shumë shkurt... Unë nuk thirra njeri nga jashtë. Ne folëm, Serge pranoi kritikat dhe kërkoi falje të nesërmen. Ju takon ju gazetarëve të bëni një punë të madhe. Nuk ka asgjë të diskutueshme mes meje dhe Sege. Ne folëm për këtë si burra, kjo është ajo që ne po kërkojmë," tha Hasan.

 

Në ndeshjen ndaj Mainz, Gnabry hyri në lojë në dhjetë minutat e fundit dhe Bayern fitoi 4-0 dhe vazhdoi për më tej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco