Kampioni i botës me Francën i dha fund karrierës me kombëtaren në moshën 29-vjeçare

Kampioni i botës me Francën i dha fund karrierës me kombëtaren në moshën 29-vjeçare

14:27, 02/02/2023

Në moshën 29-vjeçare, Raphael Varane ka vendosur t'i japë fund karrierës me kombëtaren franceze, raporton Le Parisien.

Mbrojtësi i Manchester United përmendi disa dëmtime fizike dhe lodhjen mendore si arsye për përfundimin e karrierës së tij me Francën.

Ndeshjen e fundit me fanellën e kombëtares franceze e ka luajtur në finalen e Kupës së Botës kundër Argjentinës më 18 dhjetor dhe pas 93 ndeshjeve në fanellën e kombëtares ka vendosur të thotë lamtumirë.

Sipas Le Parisien, Varane dëshiron t'i kushtojë më shumë kohë familjes së tij.

Varane debutoi me Francën pothuajse 10 vjet më parë më 22 mars 2013 me një fitore kundër Gjeorgjisë në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës. Në atë kohë, ai nuk ishte ende 20 vjeç, por tashmë ishte titullar për Real Madridin.

Me Francën, Varane fitoi Kupën e Botës në 2018, si dhe Final Four të Ligës së Kombeve në 2021.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco