'Vjen së shpejti'/ Në videon e zyrtarizimit të Fernandez shihet edhe Broja, talenti argjentinas do të mbajë veshur fanellën e Jorginhos

'Vjen së shpejti'/ Në videon e zyrtarizimit të Fernandez shihet edhe Broja, talenti argjentinas do të mbajë veshur fanellën e Jorginhos

11:57, 01/02/2023

Enzo Fernandez është një lojtar i ri i Chelseat. Mesfushori argjentinas, i lindur në vitin 2001, vjen nga Benfica pas pagesës së klauzolës së lirimit prej 121 milionë eurosh.  Dhe për këtë arsye bëhet lojtari më i shtrenjtë ndonjëherë në Premier League.

Benfika e zyrtarizoi këtë transferim përmes një njoftimi zyrtar, por nga klubi anglez nuk kishte ardhur asgjë ende, deri pak minuta më parë.

Image

Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e lojtarit kampion bote me Argjentinën, përmes një video në Twitter, ku shihet edhe sulmuesi shqiptar Armando Broja, duke shkruar “Vjen së shpejti”.

Talenti 22 vjeçar ka nënshkruar kontratë me blutë deri në verën e vitit 2031, më saktë për tetë vjet e gjysmë dhe kjo është mënyra se si Chelsea qëndron brenda ligjit për shkak të “fair play”-it financiar.

Image

Ai do të mbajë veshur fanellën me numër 5 tek Chelsea, e cila mbahej më parë nga Jorginho, i cili u transferua ditën e djeshme tek Arsenal.

 

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco