Gatusso merr vendimin e papritur, jep dorëheqjen nga drejtimi i Valencias

Gatusso merr vendimin e papritur, jep dorëheqjen nga drejtimi i Valencias

21:08, 30/01/2023

Genaro Gatusso nuk është më trajneri i Valencias. Tekniku italian ka lënë në mënyrë të papritur në mes aventurën e tij në klubin e La Liga, duke mbyllur para kohe kontratën.

Ka qenë vetë klubi i Valencias ai që njoftoi për prishjen me marrëveshje të bashkëpunimit mes palëve, duke bërë të ditur se u mbyll kjo eksperiencë e tij dhe se drejtimin e merrte Voro Gonzalez, i cili ishte emëruar përkohësisht për të përgatitur ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Real Madridit.

Mungesa e rezultateve me humbjen e fundit në fushën e Real Vajadolid që e la Valencian vetëm një pikë larg zonës së rënies nga kategoria, bënë që të merrej vendimi për largimin e trajnerit i cili kishte kontratë deri në verën e vitit 2024.

Sipas akordit, Gatusso ka hequr dorë nga pjesa e mbetur e rrogës së tij, duke mbyllur menjëherë marrëveshjen financiare më këtë skuadër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco