Serie A/ Monza thellon krizën e Juventusit

Serie A/ Monza thellon krizën e Juventusit

17:07, 29/01/2023

Monza arrin të mundë sërish Juventusin në Serie A, kësaj radhe me shifrat 2-0 në “Allianz Stadium”.

Golat e shënuar nga Ciurria dhe Mota thellojnë krizën e bardhezinjve.

Monza e nisi vrullshëm këtë takim duke shënuar menjëherë me Caprarin, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Pas vetëm disa minutash, miqtë arritën të shënonin sërish, por kësaj radhe gëzuan sepse goli i shënuar nga Ciurria ishte i rregullt.

Megjithatë Monza nuk u mjaftua ndaj Juventusit të përgjumur duke dërguar shifrat 2-0 në përfundimin e pjesës së parë me Dany Mota.

Pjesa e dytë nisi më mirë nga vendasit që kërkuan disa herë rrjetën.

Juventusi provoi me Locatellin që dërgoi një goditje të mirë në portë, por Di Gregorio iu kundërpërgjigj.

Pas vetëm disa minutash, portieri 25-vjeçar ishte sërish vendimtar dhe kësaj radhe duke ndalur një predhë nga Arkadiusz Milik.

Monza me këtë fitore ngjitet në vendin e 11-të të renditjes së Serie A.

Ndërsa Juventusi nga ana tjetër zhytet më thellë të cilët zbresin në vendin e 13-të të klasifikimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco