I rilindur te Lazio, Hysaj i ka bindur të gjithë me performancën e tij

I rilindur te Lazio, Hysaj i ka bindur të gjithë me performancën e tij

11:00, 28/01/2023

Duket si një tjetër lojtar, Hysaj. Në ditët e fundit, mes Sassuolos, Bologna në Kupën e Italisë dhe mbi të gjitha Milanit, mbrojtësi shqiptar ka bërë përshtypje dhe për herë të parë që kur mbërriti te Lazio i ka bindur të gjithë.

Në të vërtetë, pas kaq shumë polemikash, “Olimpico” i dha duartrokitje të martën mbrojtësit tonë kuqezi. Lajm i mirë për Sarrin dhe klubin, i cili prej vitesh ‘lufton’ me mungesën e një mbrojtësi të majtë të nivelit dhe mbi të gjitha me këmbën e majtë.

Image

Një “vrimë” në skuadër që ka mbetur dhe që do të duhet të plotësohet medoemos, nëse jo menjëherë, sigurisht në qershor. Me rilindjen e Hysajt, prioritet, duke qenë se Lazio mund të bëjë (nëse e bën) vetëm një blerje, është sulmuesi dhe jo mëngjërashi.

Duhet të vlerësohen edhe kushtet e Radu, i cili do ta përfundojë karrierën në qershor dhe ka pësuar një problem fizik të enjten. Por, duke përjashtuar kthesat, pas dhjetë ditësh në pritje, meritat mund të bien mbi negociatat me Luca Pellegrinin. Mbrojtësi romak i Juventusit, i huazuar në Frankfurt, pëlqehet shumë nga Lazio.

Në të vërtetë, Sarri i kërkoi publikisht klubit të ndërhynte për të përmirësuar rotacionet në treshen sulmuese (emri i duhur Bonazzoli), pa përmendur mbrojtësin e krahut. Gjë që mbetet një domosdoshmëri për qershorin, por ndoshta jo në këto 4 ditë të mbetura të merkatos së dimrit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco