Marco Reus mund të kryej 'transferimin e jetës' në moshën 33-vjeçare

Marco Reus mund të kryej 'transferimin e jetës' në moshën 33-vjeçare

09:27, 28/01/2023

Mediat gjermane raportojnë se kapiteni i Borussia Dortmund, Marco Reus, mund të largohet nga klubi në këtë merkaton dhe të vazhdojë karrierën e tij diku tjetër.

Kështu, Bild shkruan se 33-vjeçari ende nuk e ka vendosur nëse do të qëndrojë në fanellën e Borussia-s, apo do ta kërkojë fatin në një klub tjetër dhe ka kontratë të vlefshme me verdhezinjtë deri në fund të këtij sezoni, ose më saktë deri në verë.

Më herët mediat angleze shkruanin, ndërsa tani edhe Bild e konfirmoi, se Manchester United dëshiron të transferojë Reusin në radhët e tyre, por edhe Cristiano Ronaldo po përpiqet ta sjellë në skuadrën e tyre dhe se Al-Nassr është favoriti më i madh për nënshkrimin e tij.

Siç pritej, sauditët me siguri do t'i siguronin atij të ardhura të mëdha javore ose mujore, por Bild shton gjithashtu se Reus preferon të qëndrojë në Europë dhe se do të donte të provonte dorën e tij në kampionatin më të fortë të futbollit në botë.

 

Mirëpo, pyetja është se sa është gati për të ardhur në Angli në moshën 33-vjeçare dhe këtë sezon, siç ishte edhe më herët, pati shumë probleme me lëndimet dhe humbi Botërorin e Katarit.

 

Së fundi, shtohet se menaxheri i Manchester United, Erik ten Haag, tashmë ka folur me agjentët e Reus-it, ndaj do të jetë interesante të shihet nëse në moshën 33-vjeçare dhe pas gjithë lëndimeve dhe problemeve, ai do të bëjë transferimin më të madh në karrierën e tij.

 

Reus luan për Borussia Dortmund që nga viti 2012 dhe këtë sezon ai u shfaq në vetëm 12 ndeshje dhe shënoi tre gola dhe regjistroi katër asistime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco