Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Kimmich shpëton Bayern, shmang humbjen ndaj Koln me një gol spektakolar në minutën e 90-të

Kimmich shpëton Bayern, shmang humbjen ndaj Koln me një gol spektakolar në minutën e 90-të

22:36, 24/01/2023

Lojtarët e Bayernit dhe Këlnit ndanë nga një pikë në Allianz Arena në kuadër të javës së 17-të të Bundesligës, duke barazuar 1-1.

Kështu, Bayern e zgjeroi serinë e ndeshjeve pa humbje (10 ndeshje radhazi) në kampionatin gjerman, ndërsa për herë të fundit humbi më 17 shtator të vitit të kaluar kundër Augsburgut në javën e 7-të të Bundesligës. Kjo ishte edhe humbja e tyre e fundit në të gjitha kompeticionet.

Se Bayerni do të kishte probleme të mëdha sonte u la të kuptohet në minutën e katërt kur Skhiri kaloi mysafirët në avantazh.

Bayern mund të kishte barazuar shumë shpejt, por Schwabe bëri një pritje të shkëlqyer ndaj Gnabry, ashtu si Pavard në fund të pjesës së parë. Nga ana tjetër, mysafirët mund të kishin shënuar edhe një gol, por Sommer e ndoqi mirë aksionin dhe shpëtoi portën.

Bayern vijoji me agresivitet në pjesën e dytë, teksa Gravenberch goditi shtyllën në minutën e 49-të dhe pesë minuta më vonë portieri mysafir u dallua pas një gjuajtje të Coman.

Bayern pati një nga rastet e fundit dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes, kur portieri përsëri bëri një pritje të shkëlqyer pas goditjes së Muller. Megjithatë, ai nuk mundi të shpëtonte Këlnin në minutën e fundit kur Kimmich shënoi në mënyrë spektakolare nga distanca për finalen 1-1.

Bayern është i pari në renditjen e Bundesligës me katër pikë më shumë se  Leipzig i vendit të dytë, ndërsa Këln u ngjit në vendin e 10-të. Në xhiron e radhës, Bayern pret Eintracht, ndërsa Këln do të presë Schalken.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco