Nuk po gjen hapësira tek Chelsea, Hakim Ziyech dëshiron t'i bashkohet klubit 'big' në Spanjë

Nuk po gjen hapësira tek Chelsea, Hakim Ziyech dëshiron t'i bashkohet klubit 'big' në Spanjë

10:35, 21/01/2023

Anësori i Chelseat, Hakim Ziyech, dëshiron të shkojë te Barcelona dhe të jetë zëvendësues i Memphis Depay, i cili u transferua te Ateltico Madrid, shkruan Sport. Mediat spanjolle raportojnë se 29-vjeçari maroken po i vetëofrohet klubit katalanas pasi nuk ka minuta te Chelsea, ndaj kërkon të gjejë një klub të ri.

“Ziyech e ka dashur gjithmonë Barçën”, pohojnë mediat spanjolle, duke shtuar se kjo është hera e tretë që ai është afër kalimit te Barcelona. Katalanasit e donin atë në vitin 2020, kur ai u largua nga Ajax për te Chelsea për 40 milionë euro dhe ishte afër edhe sezonin e kaluar kur u spekulua për një huazim gjatë merkaton së dimrit.

Ai nuk ka shënuar asnjë gol këtë sezon

Ziyech ka bërë 14 paraqitje për Chelsean këtë sezon, në të cilat nuk ka shënuar gol, por ka vetëm një asistim. Në total, marokeni ka bërë 97 paraqitje për Chelsean. Ai ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar 11 herë. Transfermarkt e vlerëson Ziyech për 20 milionë euro dhe kontrata e tij aktuale është deri në vitin 2025.

Sport rikujton se Chelsea ka sjellë Mihajlo Mudrik, Benoit Badiashile, Andrey Santos, David Fofana, Joao Felix dhe Noni Madueka këtë dimër, për këtë arsye është “detyruar të flakë” lojtarë që trajneri Graham Potter nuk planifikon t'i përdorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco