FOTO/ 'Do shihemi përsëri', Bitri e mbyll aventurën me Partizanin

FOTO/ 'Do shihemi përsëri', Bitri e mbyll aventurën me Partizanin

12:53, 19/01/2023

Eneo Bitri ka vendosur të largohet nga Partizani në këtë merkato dimërore. Kapiteni i të kuqve raportohet se ka firmosur në kampionatin e Çekisë me ekipin Banik Ostrava, që ndodhet në mesin e tabelës në kampionatin vendas.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, duket se mbrojtësi u ka dhënë lamtumirën të kuqve, teksa në “Insta-Story” ka postuar një foto të skuadrës së Partizanit, ndërsa si kolonë zanore ka zgjedhur këngën “See You Again”.

“Do të shihemi përsëri”, do të përkthehej në gjuhën tonë, ndërsa e ka shoqëruar edhe me një emoi zemër të kuqe.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco