Më i miri i finales, Dzeko: Inter i mrekullueshëm, nuk ishte hakmarrje ndaj Milanit

Më i miri i finales, Dzeko: Inter i mrekullueshëm, nuk ishte hakmarrje ndaj Milanit

22:44, 18/01/2023

 

Edin Dzeko realizoi një gol shumë të bukur në suksesin 3-0 të Interit ndaj Milanit në finalen e Superkupës së Italisë, që u luajt në Riad të Arabisë Saudite.

Sulmuesi boshnjak u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes. Pas triumfit ndaj kuqezinjve të Piolit, 36-vjeçari u shpreh: “Zhvilluam një ndeshje të mrekullueshme.

Djemtë u treguan të shkëlqyer nga minuta e parë deri në të fundit, të gjithë dhanë gjithçka. Nuk ishte një hakmarrje ndaj Milanit, ne thjesht shohim përpara.

Në lojë ishte një trofe të cilin e fituam edhe vjet. E dimë sa mirë është ta fitosh. U përgatitëm shumë mirë, u futëm në fushë për të fituar dhe ia dolëm”, u shpreh Dzeko.

Në fund një koment për të ardhmen: “Nuk e mbaj mendjen tek e ardhmja. Le të festojmë me tifozët tanë, të cilëve u kemi dhënë shumë kënaqësi. Më pas do të mendojmë për gjërat e tjera“.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco