Interi fiton trofeun e parë të sezonit, mposht Milanin në finalen e Superkupës së Italisë

Interi fiton trofeun e parë të sezonit, mposht Milanin në finalen e Superkupës së Italisë

22:07, 18/01/2023

Superkupa e Italisë është e Interit, me këtë të fundit që mundi Milanin me rezultatin 0-3.

Zikaltrit e dominuan takimin nga fillimi, duke gjetur dy herë rrjetën, me Dimarkon në minutën e 10-të dhe Dzekon në minutën e 21-të.

Kuqezinjtë e Piolit provuan të reagonin, por tentativat e tyre nuk e vendosën në rrezik Onanën.

Në minutën e 78-të ishte Lautaro Martinez, i cili me një supergol i dha goditjen e “KO” Milanit.

Në fushë u aktivizua dhe Kristjan Asllani, me mesfushorin e Kombëtares shqiptare që kishte disa minuta në dispozicion.

Kështu trofeu i parë i këtij viti i takon Interit, teksa Milani vazhdon të ndodhet në krizë rezultatesh ku nuk fiton prej 4 ndeshjesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco