Gjyqtarët do të shpjegojnë vendimet para mikrofonit

Gjyqtarët do të shpjegojnë vendimet para mikrofonit

21:24, 18/01/2023

Vijojnë risitë sa i përket arbitrimit në futboll. Eksperimenti i radhës, do të jetë ai i shpjegimit të vendimeve nga ana e gjyqtarëve, live me mikrofon.

Kjo risi do të aplikohet për herë të parë për herë të parë është vendosur të testohet në Botërorin e Klubeve vitin e ardhshëm.

Aktualisht aplikohet në NFL-në amerikane dhe risia synon të detyrojë arbitrat që të sqarojnë me mikrofon arsyen e vendimit të tyre, për të qartësuar të gjithë të pranishmit në stadiume.

Rregulli i ri do të eksperimentohet për një vit, teksa pas Botërorit të klubeve, do të aplikohet edhe në disa turne të tjerë, si Botërori U20, etj.

Nëse gjithçka do të shkojë me sukses, atëherë do të marrë formë zyrtare.

Për momentin kjo ide duket mjaft interesante, megjithatë problem mbetet gjuha, pasi në kompeticionet ndërkombëtare, arbitrat vijnë nga shtete të ndryshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco