Zaniolo i acaruar ofendon arbitrin, italiani rrezikon çerekfinalen e Kupës së Italisë

Zaniolo i acaruar ofendon arbitrin, italiani rrezikon çerekfinalen e Kupës së Italisë

14:45, 13/01/2023

Sulmuesi i Romës, Nicolo Zanioli rrezikon skualifikimin në ndeshjen e radhës për Romën në Kupën e Italisë. 23-vjeçari në ndeshjen kundër Genoas bërtiti në tunel përpara kthimit në fushë në pjesën e dytë përballë arbitrit Felicani.

Në pjesën e parë të takimit, ish-sulmuesi i Interit u shfaq shumë nervoz sa që grisi dhe fanellën e tij. Nervozizmi i kësaj erdhi që sipas Zaniolos, arbitri kryesor duhet të kishte akorduar një faull të Dragusin ndaj sulmuesit. Ofendimet e 23-vjeçarit ndaj kryesorit u dëgjuan qartë në kamerat e stadiumit “Olimpico”.

Ky veprim që bëri Zaniolo, mund t’i kushtojë atij skualifikimin në ndeshjen e radhës në Kupën e Italisë ndaj çiftit Napoli-Cremonese. Në rast se lojtari përjashtohet, kjo do të ishte një mungesë e madhe për Romën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco