Dybala: Ne mund të fitojmë Kupën e Italisë, synojmë zonën Champions

Dybala: Ne mund të fitojmë Kupën e Italisë, synojmë zonën Champions

11:18, 13/01/2023

 

Goli i Paulo Dybalas në ndeshjen e Kupës së Italisë mes Romës dhe Genoas, ishte padyshim episodi më i rëndësishëm i kësaj sfide pasi siguroi kualifikimin e verdhekuqve. Pas përfundimit të takimit, “La Joya” foli për ndeshjen që zhvilloi dhe synimet e Romës.

“Kupa e Italisë është një objektiv për ne. Ne e dimë se mund ta fitojmë, por duhet të kemi shumë besim. Ishte një fitore e rëndësishme, kjo na tregon se të gjithë duhet të përmirësohemi në vazhdim.”

“Në këtë sezon do të luftojmë në tre fronte. Kupa e Italisë është një objektiv i qartë, ne mund ta fitojmë atë. Në kampionat ka skuadra më të forta përpara nesh, por ne kemi lojtarë të rëndësishëm dhe një skuadër të mirë. Të gjithë do të japim maksimumin për të përfunduar në katërshen e Serie A. Edhe Europa League gjithashtu është shumë e rëndësishme për ne.”

Në fund të intervistës, Paulo Dybala u pyet për supersfidën mes Napolit dhe Juventusit e cila mund të përcaktojë fatet e Serie A. “Një ndeshje e bukur për t’u parë. Le të themi se shpresoj të fitojë më i miri.” – përfundoi Paulo Dybala.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco