Arbër Bytyqi e ka mbyllur aventurën me Tiranën. Hapësirat e pakta e detyruan mbrojtësin e majtë t’i japë lamtumirën bardhebluve.
Futbollisti 19-vjeçar i lindur në Kosovë, pas eksperiencës me Laçin dhe me Tiranën në Superiore, ka vendosur të kthehet në vendlindje. Ai ka firmosur sot një kontratë trevjeçare me klubin e Llapit në Superligën e Kosovës, duke u bërë pjesë e tij në projektin që ka synim kthimin në zonat e rëndësishme të renditjes së kësaj skuadre.
NJOFTIMI I LLAPIT
𝐌𝐢𝐫ë𝐬𝐞𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐀𝐫𝐛ë𝐫 𝐁𝐲𝐭𝐲𝐪𝐢
Ish-reprezentuesi i Shqipërisë U-19 nënshkruan për tri-vite me Llapin
KF Llapi njofton për marrëveshjen tri-vjeçare me mbrojtësin e majtë, Arbër Bytyqi, i cili në ekipin tonë vjen nga kampioni aktual i Shqipërisë, KF Tirana.
Bytyqi, i lindur më 16.10.2003 në Prizren është produkt i Lirisë nga Prizreni.
Si 16-vjeçar ai u bashkua me Laçin, me të cilët u paraqit në 22 ndeshje.
Më pas iu bashkua kampionit aktual të Shqipërisë, Tiranës tek të cilët luajti për një edicion.
Pas mbylljes së marrëveshjes me Tiranën, drejtuesit e klubit tonë arritën ta bindin Bytyqin që të nënshkruaj për tri-vite dhe nga sot ai është bashkuar me ekipin në përgatitje dhe do jetë forcë shtesë për fazën defanzive të ekipit.
Falenderojmë drejtuesit e klubit të Tiranës për bashkëpunimin dhe realizimin e transferit të Arbër Bytyqit tek KF Llapi.
Bytyqi ka qenë reprezentues i Shqipërisë U-19 dhe ka zhvilluar 10 ndeshje me fanelën kuqezi, teksa më parë ka luajtur edhe për Shqipërinë U-17 dhe U-16.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: